Lajme

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e sheshit qendror të Rahovecit

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 14 December 2022

Në Rahovec është nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e sheshit qendror të qytetit në vlerë 3.8 milionë euro (3,817,347.79 €). Ky projekt, sipas njoftimit, është arritur pas përmbylljes së konkursit ndërkombëtarë ku kanë aplikuar 80 studio të arkitekturës nga 37 vende të botës e të 5 kontinenteve.

“Juria profesionale me tre anëtarë ndërkombëtarë e dy vendorë, me unanimitet ka vendosur për projektin e hartuar nga arkitektët: Thomas Boerendonk nga Holanda, Daniel Arce Chu nga Uruguaji dhe Nguyen Duy Minh nga Vietnami, të cilët i kanë dhënë Rahovecit një dizajn ikonik dhe shumëfunksional, ashtu siç e kërkuan qytetarët e komunës sonë”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit thuhet se përmes këtij projekti, synohet që ky shesh të kenë qasje në hapësira publike të sigurta, të shëndetshme dhe për të gjithë qytetarët, e në veçanti për fëmijët, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

-Advertisement-

“Gjithashtu, synohet edhe krijimi i mundësive të reja për biznes dhe rritja e cilësisë së jetës urbane”, thuhet me tej në njoftim.

Komuna ka dhënë edhe disa detaje lidhur me kontratën dhe ndërtimin e sheshit qendror.

“Projekti do të pozicionohet aty ku takohen shtegu i këmbësorëve dhe shëtitorja e gjelbër që ka edhe shtegun për biçiklistë dhe lidh veriun dhe jugun e qytetit me qendrën; Qendra e sheshit është në formë rrethore, e përshtatshme për ngjarje të mëdha dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për funksione ditore; Ndërtimi i Qendrës së Komunitetit në lokacioni e Tregut ekzistues që do ta ndajë sheshin e vogël te “Hardhia” me Sheshin Qendror; Tregu ditor (i mbyllur); Parkingu nëntokësor dhe mbitokësor; Zhvendosja e stadiumit të qytetit dhe mbyllja e rr. Bajram Veliu që ndodhet anash stadiumit; Ndërtimi i një rruge të re te parkingu ekzitues që lidh rr. Xhelal Hajda – Toni dhe Ibrahim Rugova; Hapësira të reja gjelbëruese etj”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Rahovecit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera