Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus
22:06 | 06 July 2023
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar të enjten 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe deklaratë.
Pas nënshkrimeve nga ministrat e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka pasuar nënshkrimi nga ana e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve.
Njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës:
Gjatë dy viteve të fundit, janë mbajtur dy mbledhje të Qeverive në të cilat janë nënshkruar 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore e ndërinstitucionale. Kësaj radhe, edhe pse pa mbledhje të dy Qeverive, u nënshkruan 13 sosh, që mbulojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nga siguria e drejtësia deri tek arsimi dhe kultura.
Me qëllim krijimin e një hapësire të lirë për ndërveprimin e njerëzve, ideve, kapitalit dhe fushave të tjera të përbashkëta, si dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për shtetasit e dy vendeve, është nënshkruar marrëveshja për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit.
Për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, promovimin e tregtisë dhe lehtësimin e procedurave kontrolluese, është lidhur marrëveshje për lehtësimin e procedurave të kontrollit të produkteve të origjinës jo-shtazore.
Një tjetër marrëveshje, në kuadër të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe teknologjisë, është ajo e bashkëpunimit në fushën e inspektimeve, ku parashikohet edhe dhurimi nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Kosovës, i portalit e-inspection.
Gjithashtu, Ministrat e Brendshëm të dy vendeve tona kanë nënshkruar edhe deklaratën e përbashkët të qëllimit duke u zotuar bashkërisht për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, kryesisht duke u fokusuar në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve përmes sistemeve të Menaxhimit të Kufirit, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe avancimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e krimit.
Marrëveshjet e sotme, së bashku me ato të nënshkruara në dy mbledhjet e mbajtura në dy vitet e fundit mes qeverive, i sjellin vendet e qytetarët tanë më pranë njëri-tjetrit dhe ritheksojnë fuqizimin e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret mbledhjet e ardhshme të përbashkëta, të cilat duhet të mbahen mes vendeve tona, për diskutime të frytshme e dhënie hov të punëve të mira dhe bashkëpunimit.

Të tjera
-
Statovci thotë se VV me partitë në koalicion s’bëjnë pazare
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasad...
-
Trump lavdëron Merz: Një njeri dhe përfaqësues shumë i mirë i Gjermanisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, ka lavdëruar...
-
Më 15 korrik shpallet aktgjykimi në shkallë të dytë ndaj Pjetër Shalës
Më 15 korrik 2025 është planifikuar qe të bahet seanca e apelit ku pritet të ...
-
A e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma? Përgjigjet Statovci
Deputetja e betuar nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se nuk ka asgjë rea...
-
Tre të lënduar pas aksidentit mes tri veturave në Dobrush të Istogut
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur r...
-
Aksident mes dy veturave në Pogragjë të Klinës, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i c...
-
I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së me të akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Vse...
-
SHBA kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë 26 vite më parë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë një fotografi historike n...
-
Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e Kosovës drejt agjendës euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësues të një grupi organiza...
-
AAK prezanton disa nga kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale
AAK-ja ka shpallur disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komuna...
-
KQZ ndryshon rregulloren për regjistrimin e votimin nga diaspora
Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar plotësim-ndryshimin e Rregullores Zgje...