Nënkryetarja e Prishtinës: Kontrata 750 mijë euro e Prishtina Parking duhet të anulohet
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 22 August 2022
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka thënë se kontrata me NPL Prishtina Parking duhet të anulohet. Para disa ditësh, Sahatciu, tha se PDK nuk ka lidhje me nënshkrimin e kontratës me këtë kompani dhe se do të deklarohet shumë shpejt për kontratën, pasi të analizon detajet e kontratës.
Tani Sahatçiu ka numëruar disa arsye pse mendon se kjo kontratë do të duhej të anulohej. Ajo po ashtu shton se ka ankesa të shumta të qytetarëve për operimin e kësaj kompanie në kryeqytet dhe se të gjitha do të merren parasysh.
Ky është statusi i plotë i saj:
Kontrata 750,000 euro e NPL Prishtina Parking duhet të anulohet
Me pranimin e dokumentacionit të plotë të procesit për shpalljen e operatorit ekonomik fitues për kontratën “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës.” shuhen shumë pikëpyetje.
A ka bazë dhe nevojë për procedurë të përshpejtuar? Jo.
A ka bazë për procedurë të negociuar? Jo. Ndonëse NPL thirret në faktin se operatori ekonomik fitues është operatori i njejtë që ka ndërtuar aplikacionet e kaluara, ka bazë të dyshohet se është lëshim i qëllimshëm duke mos e kërkuar pronësinë e kodit/pronës intelektuale në dorëzim të aplikacionit kur është ndërtuar.
A ka bazë në kërkesa për vlerën e kontratës? Jo. Volumi i kërkuar i punës mund të shndërrohet në jo më shumë se 3,000 orë pune. Çmimi i orës nuk mund të jetë 250 euro, edhe nëse heqim kostot e infrastrukturës. Hajde kontrata nuk shndërrohet në orë pune fare si njësi matëse. Nënshkrimi i kontratës si hisedarë me 15% të vlerës së qarkullimit dhe në mungesë të dorëzimit të pronësisë tek ndërmarrja përveç tjerash është edhe indikacion i kontraktimit të shërbimeve të ardhshme me të njejtin operator, me të njejtën procedurë.
A ka bazë dyshimi në kredencialet e operatorit ekonomik fitues? Po. Derisa online prezantohet si ofrues i shërbimeve të komunikimit në rrjete sociale, nuk ka asnjë kredencial online që e dëshmon përvojën e referencuar profesionale në kryerjen e shërbimeve të kërkuara.
A ka veçse bazë dyshimi me dy aplikacione mobile identike të NPL Prishtina Parking të ndërtuara nga i njejti operator? Po. Qytetarët çdo ditë raportojnë dyshime në marrjen e të hollave në dy sisteme paralele.
A i bën mirë kjo kontratë shërbimit të parkingut në këto kushte në Prishtinë? Jo, fare jo. Shto këtu edhe gjendjen aktuale në terren me qindra ankesa të qytetarëve për shërbim jo të mirë.
Kjo kontratë duhet të anulohet, duhet të ipet përgjegjësi dhe të ndalohet keqpërdorimi në vazhdim.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Deda: Shkuarja në zgjedhje është në interes të Kosovës
Sipas analistit Ilir Deda, zgjedhjet potenciale parlamentare sivjet janë në i...
-
Nëse ju është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Pas një vonese të gjatë, Google lansoi rrjetin Find My Device për gjetjen e t...
-
Haradinaj: Prapa nismës për shpërbërjen e Kuvendit është Kurti, po i rrëshqet toka nën këmbë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurtit “duket që po i rrëshqet...
-
Krasniqi me njoftim të ri: Të mblidhemi sa ma parë të gjithë liderët, të vendosim datën e zgjedhjeve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar edhe në profilin e tij në ...
-
E refuzoi takimin me Kurtin, Abdixhiku flet për bukuritë dhe mikpritjen e Dragashit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku partia e të cilit r...
-
LDK, Kurtit: Nëse ka vullnet për zgjedhje, shkojmë sonte
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është e gatshme për zgjedhje, ...
-
“Kurti e gjeti sonte mënyrën për të dhënë dorëheqje”
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, tha se kryeministri Kurti sonte e ka gjet...
-
Nisin punimet në rrugën Junik-Rastavic, Shehu tregon rëndësinë e saj
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu njofton për punimet për asfaltimin e rrugës ...
-
Kurti pas takimit me Krasniqin: Zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve, stinë më të përshtatshme për mbajtjen e tyre pranvera ose vjeshta
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që ...
-
Krasniqi del nga takimi me Kurtin, insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit t...
-
Rasti Subvencionet 5 / Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimi...