Lajme

Nënkryetari i Prishtinës i reagon ministrit Aliu

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 14 April 2022

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë duke punuar që ta zgjidhin problemin për qenët endacak.

Por sipas tij, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit është duke i penguar në këtë proces.

“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenëve endacak, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces!”

-Advertisement-

Kujtojmë se sot Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka shpallur të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë.

MMPHI-ja ka konstatuar se hyrja e vendimit për ndarjen e 10 hektarëve në Slivovë, nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.

Kjo ministri ka kërkuar të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi, e që “vendimi të jetë i bazuar edhe në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit për planifikimin hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj”.

Ministria ka kërkuar që Komuna të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera