Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe dhe ish-kryetari i Leposaviqit kërkojnë të hyjnë në komunë, nuk lejohen nga KFOR-i

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 29 May 2023

Situatë e qetë paraqitet edhe në Leposaviq.

Klan Kosova raporton se në mesin e protestuesve serbë ishin edhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.

Ata kërkuan që të hyjnë në objektin e komunës, por nuk u lejuan nga KFOR-i amerikan.

-Advertisement-

Një numër i protestuesve janë mbledhur afër objeteve komunale në tri komuna, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Synimi i tyre është që të pengojnë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera