Në vitin 2021 do të bëhet regjistrimi i banorëve të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 16 October 2018
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që procesi i regjistrimit të dytë të popullsisë të shtrihet në gjithë territorin e vendit, ndërsa ka ftuar donatorët ta mbështesin këtë projekt madhor për shtetin tonë.
Ai këto komente i bëri sot në konferencën me donatorë të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës “Regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Kosovë – 2021”.
Hoxhaj ka thënë se statistikat zyrtare dhe përdorimi i tyre në institucionet vendimmarrëse në Kosovë, mundësojnë zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe se sistemi statistikor është njëri ndër më të rëndësishmit në vend, në kuadër të të cilit Qeveria merr bazën për hartimin e politikave për vendin dhe njëkohësisht janë referencë për donatorët e huaj që të investojnë në Kosovë.
“Këtë projekt Qeveria e Kosovës e konsideron si një nga projektet më madhore të vendit, pasi që ka të bëjë me të dhëna dhe indikatorë shumë të rëndësishëm, në çdo fushë të jetës. Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në tërë territorin Republikës së Kosovës në vitin 2021, andaj ftoj të gjithë donatorët e pranishëm që ta mbështesin këtë projekt madhor”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka falënderuar donatorët e huaj e në veçanti EUROSTAT-in për ndihmën ndaj Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Të tjera
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...