Lajme

Në vendlindje presin kthimin e shpejtë të Nasim Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 28 September 2020

Në vendlindjen e Nasimit presin kthimin e tij të shpejtë.

Deri para katër ditësh këto dyer qëndruan te hapura.

Por, në ditët e fundit dyert e shtëpisë së Nasim Haradinajt janë mbyllur.

-Advertisement-

Muharrem Sejfia, që është një ndër me te moshuarit e këtij fshati, thotë e përjetuan rëndë arrestimin e Haradinajt.

Sejfia thotë që është padrejtësi që më shumë se dy dekada pas luftës nuk ndiqet agresori por viktima.

Tutje shpreson që sa më shpejtë Nasim Haradinaj të lirohet e të kthehet në familjen e shoqërinë e tij.

Të padrejtë arrestimin e tij po e shohin edhe banorët e tjerë të fshatit.

Një vend qe vizitohej shpesh nga Haradinaj, janë edhe varrezat e fshatit Gllogjan.

Aty tani pushojnë shumë të afërm e shokë të tij, që ia mori lufta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera