Në Serbi arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh
Autori: Gazeta inFokus
19:33 | 30 September 2026
Dy persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për spiunazh, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë, në Serbinë qendrore. Prokuroria tha se dy gra janë arrestuar “nën dyshimin e bazuar” se kanë mbledhur dhe përcjellë në mënyrë të paautorizuar të dhëna lidhur me pjesëtarë aktivë të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), si dhe për angazhimin e tyre.
Në përgjigje thuhet se të dyja të arrestuarat janë shtetase të Serbisë. Njëra prej tyre ka vendbanim në Jagodinë, ndërsa tjetra në zonën e Gjilanit në Kosovë.
“Pas marrjes në pyetje të të dyshuarave, Prokuroria do të propozojë caktimin e paraburgimit për të dyja të dyshuarat”, thuhet në përgjigje
Gjithashtu, thuhet se urdhri për nisjen e hetimeve ende nuk është nxjerrë, për shkak të së cilës, në këtë fazë të procedurës, nuk është e mundur të jepen më shumë informacione
Më herët, mediat proqeveritare raportuan se ato dyshohen se u kanë përcjellë të dhëna për pjesëtarët aktivë të BIA-s, si dhe informacione për angazhimin e tyre, Shërbimit Shtetëror të Inteligjencës në Shqipëri (SHISH), si dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre raportimeve, njëra prej tyre është arrestuar në Jagodinë, ndërsa tjetra në Vranjë, në jug të Serbisë. Radio Evropa e Lirë iu drejtua për koment shërbimeve të inteligjencës së Kosovës dhe Shqipërisë

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...



































