FOKUSI NË BUJQËSI

Në Rahovec nis projekti për sanimin e pyjeve

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 02 October 2017

Në bjeshkët e Komunës së Rahovecit, ka filluar projekti i përbashkët në mes të Komunës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në rrallimin para-tregtar “Sanimi i gjendjes së pyjeve”.

Fillimin e punimeve në projektin “Sanimi i gjendjes së pyjeve” që realizohet në mes të Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nga afër e ka parë Jeton Kryeziu, shef i sektorit të pylltarisë në Komunën e Rahovecit, i cili thotë se ky projekt do të zgjasë dy muaj dhe qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i trungjeve me trashësi mbi 10 cm dhe rrallimi i tyre.

Pemës këtij projekti janë punësuar pesëmbëdhjetë punëtor për “Sanimin e gjendjes së pyjeve” dhe dy punëtorë vëzhgues, të punësuarit janë të fshatrave Senoc, Pastasellë dhe Kaznik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera