Sport

Në pranga përgatitësi fizik i Atleticos, akuzohet për dhunë

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 29 January 2019

Atletico Madrid shokohet, në mbrëmjen e së hënës është arrestuar përgatitësi fizik i skuadrës Oscar Ortega që njihet me pseudonimin Profe.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja spanjolle AS dhe u konfirmua edhe nga policia e Madridit, me Ortegën që akuzohet për dhunë fizike.

Oscar Ortega është pjesë e stafit të Diego Pablo Simeones të Atletico Madrid që nga viti 2011, por punonte me trajnerin aktual të skuadrës madrilene që nga sezoni 2003/2004 kur Simeone ishte ende futbollist.

-Advertisement-

Ortega është njohur për punën e kujdesshme, por edhe rreptësinë e madhe në punën e tij gjatë përgatitjes së skuadrës, diçka që është vlerësuar nga lojtarët pasi sipas tyre metodat e tij i ndihmonin që të merrnin formën e duhur fizike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera