Lajme

Në orët e vona të natës, rifillon seanca e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 02 March 2023

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbëledhur në orët e vona të natës për ta vazhduar seancën e cila përfundoi me largimin e kryeministrit Kurti, në orën 16:00.

Paraprakisht, gjatë ditës, kryeministri Kurti raportoi në seancë lidhur me zhvillimet e fundit në dialog,

Para se të largohej, si shkak i një takimi që tha se pati, Kurti u ofroi deputetëve një opsion, që të mblidhen prapë pas orës 22:00.

-Advertisement-

Kurti nisi të raportonte pas mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë ditës, opozita e akuzoi kryeministrin se ka pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Mirëpo, sipas Kurtit, gabimet e bëra nga qeveritë e kaluara nuk do të përsëriten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera