Lajme

Në oborrin e QKUK-së zbarkojnë edhe njësitë italiane pas kërcënimeve për sulm

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 06 April 2021

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke patrulluar në oborrin e QKUK-së për të siguruar këtë zonë, pas një kërcënimi për sulme që ka marrë sot Policia e Kosovës.

E në QKUK përvec policisë së Kosovës janë parë edhe njësi sepciale të karabiniersië italiane, shkruan Gazeta inFokus.

Në pamjet e siguruara nga Reporteri.net, shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të karabinerisë italiane të cilët po e sigurojnë zonën rreth QKUK-së.

-Advertisement-

A pati efekte anësore vaksina? Flet infektologu i parë në Kosovë që u vaksinua kundër COVID-19

Lajmin për kërcënime e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Gazetën inFokus se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të ç’farëdo natyre apo vepre penale.Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend.Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, ka thënë Kelani.

Ndërsa rreth kësaj u deklarua edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka thënë se pacientët janë të sigurtë.

“Pacientët natyrisht janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së kemi pasur disa takime ku kemi biseduar që përcjellja e familjareve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një. Për momentin duhet respektuar të gjitha masat dhe duke pasë parasysh se për një kohë fatkeqësisht këto masa nuk janë respektuar aq sa duhet, ne i kemi marrë masat që mos të jetë edhe institucioni shëndetësor një nga shpërndarësit e virusit”, ka thënë ai gjatë një vizite në QKUK së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin./Gazeta inFokus/ 

Masat e reja: Në këto raste mund të mos mbani të vendosur maskën

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera