Uncategorized

Në kuadër të forumit Kinë – Afrikë, takime të nivelit të lartë midis presidentëve të Kinës, Sejshelleve , Guinesë dhe Eritreas

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 02 September 2024

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti i Sejshelleve Wavel Ramkalawan njoftuan së bashku të hënën në Pekin ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik.

Të dy vendet duhet të vazhdojnë t’i japin përparësi mbështetjes së njëri-tjetrit në çështjet që përfshijnë interesat thelbësore e shqetësimet kryesore të tyre dhe të forcojnë besimin strategjik të ndërsjellë, zhvillimin e sigurinë e përbashkët dhe miqësinë tradicionale, tha Xi gjatë takimit me homologun e vet të Sejshelleve, i cili gjendet në Pekin për të ndjekur Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë për vitin 2024.

Xi mirëpriti vazhdimin e pjesëmarrjes së Sejshelleve në Forumin mbi Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Kinë-Rajoni i Oqeanit Indian, me qëllim për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve oqeanike dhe për ta kthyer potencialin e ekonomisë blu të këtij vendi në një forcë nxitëse për zhvillimin.

-Advertisement-

Gjithashtu Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua edhe me homologun e tij të Guinesë Mamady Doumbouya.

Xi vuri në dukje se Guineja është i pari vend në Afrikën Jugsahariane që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe muajin e ardhshëm do të 65-vjetori i këtyre marrëdhënieve. Gjatë 65 vjetëve, të dyja palët kanë treguar respekt të ndërsjellë, e kanë mbështetur njëra-tjetrën në ndjekjen e rrugës së pavarur të zhvillimit dhe kanë zhvilluar bashkëpunim pragmatik pa asnjë kusht politik. Kina do të përpiqet bashkë me Guinenë për të kultivuar e zhvilluar më tej miqësinë tradicionale dhe për ta mbështetur njëra-tjetrën në mënyrë të vendosur në çështjet me interes thelbësor për secilën prej tyre.

Nga ana e tij, presidenti Doumbouya theksoi që Guineja ndjek politikën e “Një Kine” dhe se konceptet e përparuara të zhvillimit dhe përvoja e suksesit të Kinës janë të çmuara për Guinenë. Ai e falënderoi Kinën për përkrahjen ndaj zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit të tij dhe tha se investimet e bashkëpunimi i ndërmarrjeve kineze në Guine kanë nxitur zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së popullit, duke shërbyer si shembull i leverdisë së ndërsjellë dhe i përfitimeve të përbashkëta.

Me presidentin e Eritreas Isaias Afewaki ,Xi vuri në dukje se gjatë mbi 30 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Eritreas, të dyja palët kanë pasur gjithmonë besim reciprok dhe e kanë mbështetur në mënyrë të vendosur njëra-tjetrën. Zbatimi i konsensusit të arritur gjatë vizitës shtetërore të presidentit Afwerki në Kinë në majin e vjetshëm kanë pasur përparime. Pala kineze e vlerëson ndjekjen nga pala eritrease të një politike të jashtme të pavarur dhe mbrojtjen në mënyrë të vendosur të sovranitetit e të dinjitetit kombëtar, dhe i trajton marrëdhëniet me Eritrean nga një perspektivë strategjike afatgjatë.

Nga ana e tij, Isaias Afwerki tha se Eritrea ndjek me vendosmëri politikën e “Një Kine” dhe shpreson të thellojë bashkëpunimin me palën kineze në fushën energjetike, infrastrukturore, oqeanike .Në kuadrin e samitit të FOCAC-ut, Kina dhe Eritrea do të nënshkruajnë dokumente bashkëpunimi në fushat e bujqësisë, të radiotelevizionit etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera