Lajme

Në këtë furrë të Zvicrës buka blihet vetëm më bitcoin

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 16 May 2018

Zvicra për shumë kënd mund t’i ketë monedhat më të bukura në botë, mirëpo një furrë e re në Zurich nuk dëshiron që t’i përdorë paratë e gatshme.

Furra e re Buchman është diçka e rrallë në Zvicër: biznes me pakicë që pranon vetëm pagesa në mënyrë elektronike, siç janë bitcoin, mirëpo nuk i pranon pagesat me para në dorë.

“Rrethanat ishin të mira sepse në këtë zonë ka shumë të rinj dhe studentë që kanë pasion teknologjinë”, ka thënë menaxheri i furrës, Daniel Wehrli për portalin zviceran 20 Minuten.

-Advertisement-

Ai ka thënë se puna pa përdorimin e parave ka disa anë pozitive, duke rezultuar në një ambient më të pastër dhe me më pak lodhje për punëtorët.

“Por, ne gjithashtu dëshironin që të japim një porosi. Për ne, pagesat pa para janë e ardhmja”, ka vazhduar ai.

Shumica e njerëzve e kanë mirëpritur këtë gjë, mirëpo nuk kanë munguar as reagimet negative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera