Në Jerusalem
Autori: Kimete Berisha 17:45 | 02 March 2021
Nëse Amerika ka ‘gabuar’ që e ka vendosur Ambasadën e saj në Jerusalem, pse të mos ‘gabojmë’ edhe Ne!
Nuk e kuptoj çfarë i duhet Kryeministrit Kurti ta ushqejë Grenellin dhe krejt botën me deklarata dykuptimëshe për vendin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.
Dhe pse u dashka të përsëriten gabimet e njejta, të cilave ua pamë sherrin!
A s’bën me hesht, veç për secilin send duhet me bë filma!
Ambasada e Kosovës në Jerusalem është dashur të bëhet temë pasi të inagurohej ambasada, e jo të hapet tema, që të stërkeqet dhe të degradojë debati deri aty, sa çdo i dyti analfabet të shpreh mendimin e tij të sëmurë për politikën globale.
Stërkeqja e temës bëhet me qëllim.
Nuk e kuptoj pse Kryeministri nuk e ka të qartë se Marrëveshjet nuk shqyrtohen, por implementohen.
S’ka arrogancë më të madhe se sa ta ri-shqyrtosh vendin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.
T’i thuash JO Erdoganit, nuk është rrezik, as nuk është veprim arrogant, respekt për brengat turke, sepse Presidenti turk e di se kur bëhet fjalë për njohjen reciproke Izrael/Kosovë, Ai nuk ka punë me Kosovën, por me Amerikën, që e solli marrëveshjen dhe njohjen reciproke mes Izraelit dhe Kosovës.
S’bëhet fjalë me kë është Kosova:
A je me Izraelin a me Turqinë? Me të Dytë jemi.
Sepse, jemi kurrkushi.
Ama bash kurrkushi!
Popull i vogël që merret me tema të mëdha.
Kosova së pari duhet ta mbajë fjalën për Ambasadën në Jerusalem.
Pra, para se ta tërheq fjalën, duhet ta mbajë fjalën, sepse e ka obligim, jo sepse dëshiron.
Askush nuk është kah të pyet, ‘qysh ma ke qejfin’!
Pastaj, nëse bash-bash e lyp puna, askush s’ka pse e mban fjalën që e ka dhënë, nëse ajo fjalë nuk është më në interesin tënd.
Nëse Kosova e ka sherrin kaq të madh sa që krejt bota do të dridhej pasi që Ambasada e Kosovës do të vendosej në Jerusalem – le të jetë.
Ne nuk mund ta refuzojmë Izraelin.
Sepse, armiku i mikut tonë, nuk është edhe armiku ynë.
Ne e dimë veten për fukarenjtë më të mëdhenj në Evropë, ne e dimë se Kosova është vendi më i korruptuar në botë, por bota po na sheh si shumë të ‘rrezikshëm’ për politikat e nalta.
Kosova nuk pyetet ku ta vendos Ambasadën, në Jerusalem apo në Tel Aviv.
Kush është Kosova që të pyetet për politikat e Izraelit!
Kjo është çmenduri të mendosh se e redakton marrëveshjen.
Nuk rishkruhet marrëveshja, nuk rishkruhet vendi në marrëveshje.
Ose implementohet marrëveshja, ose Jo. Kaq.
Është gabim të frikësohesh nga Erdogani (duke e pasur përkrahjen amerikane), thuajse fenë je kah e ndërron.
Nami s’bëhet të guxosh ta respektosh marrëveshjen, nami bëhet të guxosh ta shkelësh marrëveshjen.
Ambasada nuk ka rrënjë, mund të lëvizë vendi, me miratimin amerikan, por, para se të lëviz prej Jerusalemit, duhet të vendoset në Jerusalem.
Kjo nuk është dëshirë, por është urdhër.
Se të këtilla janë marrëveshjet, urdhëra dhe vendime të prera.
BE dhe OKB nuk e pranojnë Kosovën, që do të thotë se Kosova asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk e shkel kur e implementon marrëveshjen që e ka nënshkruar vetë në Uashington.
Sot, BE e OKB na kanë lënë të izoluar e të vetmuar të dergjemi midis Evropës, pa vaksina, pa pare, pa punë.
Ju e shihni, besoj edhe e ndjeni se nuk na bëjnë hesap për njerëz.
Na shohin që jemi gjallë veç kur u bie në mend e ardhmja e ndritshme e Serbisë.
P.S. E unë e kam një tjetër dert, bash kisha pas qejf ta di se kah piku ambasadorja e Kosovës në Izrael dhe a kishte naj konkurencë kur e zgjodhi ‘dikush’.
Kush?
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...