Në ditën e ushtrisë, bëhen homazhe në Prekaz – Jashari i falenderon ushtarët për shërbimin

Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 27 November 2022
Në ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i FSK-së Bekim Jashari ka uruar të gjithë ushtarët dhe ata që i shërbejnë FSK-së
“Duke falënderuar secilin pjesëtarë për angazhimin dhe shërbimin ndaj vendit, sot së bashku festojmë të arriturat dhe sukseset e FSK-së, dhe kështu nderojmë sakrificën e popullit ndër breza”.
Po ashtu me rastin e ‘Ditës së Forcës’, zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.
“Me rastin e manifestimit të “Ditës së Forcës”, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, sot zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.
Të tjera
-
Zhduken tre persona në Fushë Kosovë
Tre persona të gjinisë mashkullore janë zhdukur gjatë dy ditëve të fundit në ...
-
Pensionistët “inekzistentë” kosovarë
Për të gjithë kosovarët e punësuar, edhe për ata që kanë paga sa pesë –gjasht...
-
“Nga 1 shkurti mbyllu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”, gjuajtje me armë zjarri për 1 mijë euro borxh në Klinë
Mbrëmë rreth orës 18:25, Policia e Kosovës është informuar se nё fshatin Lesk...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jetë në Lip...
-
Nga sot ndryshon çmimi i biletës në transportin publik në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot është bërë riorganizimi i pla...
-
Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë a...
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...