Lajme

Ndryshimi që askush s’e priste, Kurti ky ithtar i dialogut pa parime

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 05 May 2022

Kryeministri Albin Kurti, ka qenë politikani më i zëshëm kundër dialogut me Serbinë. Kurti si kryeministër është i gatshëm për dialog duke shkelur mbi parime.

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje ishte larg. Pak kush, e madje dhe vet Albin Kurti, e besonte se ajo një ditë mund të vinte.

Prandaj një pyetje hipotetike e bërë në vitin 2015 për dialogun me Serbinë do të merrte një përgjigje të prerë nga disidenti politik.

-Advertisement-

Për Kutin, ish i burgosur politik, Serbia kishte plane kriminale ndaj Kosovës dhe si e tillë duhej luftuar në çdo formë.

Shqiptarët e Kosovës i kishin përjetuar vet krimet serbe, prandaj bindja për t’u rreshtuar me atë që bënte thirrje kundër udhëheqjes së Beogradit zyrtar nuk donte shumë angazhim.

Kështu që çdo thirrje e ish liderit studentor, për protestë merrte këtë përgjigje.

Shumë njerëz i besuan Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kur ajo kundërshtonte negociatat për statusin e Kosovës. Nuk pyesin për asgjë kur skeptiku i pa përmirësuar, u thoshte se pavarësia është vetëm ëndërr.

Përkrahësit e Albin Kurtit, sulmonin secilin që pengonte në rrugën e atyre që kishin nisur. Humbën edhe dy jetë, në një protestë që kishte në ballë parullën Jo Negociata – Vetëvendosje.

Pavarësisht dyshimeve, për këto negociata, pavarësia e Kosovës erdhi.

Por dyshimet e Kurtit, vazhdonin edhe për këtë akt madhor. Kur realiteti ishte ndryshe nga ai që shihte Albin Kurti, vendosi që lëvizjen e tij ta kthej në pari politike.

Vetëvendosje u fut në Kuvend, e bashkë me të edhe gazi lotsjellës dhe pamjet që kurrë nuk ishin parë brenda këtij institucioni.

Por një lëvizje që ishte rritur në rrugë, rruga do të mbetet sërish opsion.

Tash kur kauzat mbi të cilat ishin ngritur nuk po funksiononin, Lëvizja e Kurtit bëri një lëvizje tjetër. Nisi kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë që tashmë ishin në proces.

Edhe të aktivistët me të thjeshtë ishte ngulitur ideja se të gjithë pos Vetëvendosjes ishin kundër interesave të Kosovës.

Çuditërisht kështu mendonin edhe ata që më vonë, do kë kthehet si kundërshtar të mëdhenjtë të Albin Kurtit. Dardani dhe të gjithë në Vetëvendosje ishin në gjendje të bënin gjithçka për Kurtin; vetëm për ta mbrojtur atë.

Pasi shpëtonin pa u vra, këtyre aktivisteve dhe shumë të tjera si këto, u mjaftonte një ftesë për protestë dhe sheshi i Prishtinës mbushej plotë.

Sigurisht se në ballë të protestës kundër asociacionit, shfaqej qoftë edhe nga arratia, i pazëvendësueshmi – Albin Kurti.

Në atë kohë, Albinin e idesë së bashkimit kombëtar, e pengonte edhe Flamuri i Kosovës. I prirë nga ky flamur, Albin Kurti tash si kryeministër, mori rrugë të martën për në Berlin, në një takim me presidentin serb për të vazhduar një proces që si opozitë kishte qenë krejtësisht kundër kurse në pushtet, nuk e kishte renditur si prioritet kryesorë.

Ai që ishte i gatshëm të ulej me Vuciqin, vetëm atëherë kur Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës, realizoi takimin e radhës me Vuciqin.

Harroi pritjet e nënave që kanë fëmijët e zhdukur në luftë, dhe u pa i buzëqeshur me në këtë takim me ish ministrin e Sllobodan Millosheviqit. Serbia, mbetet po ajo e njëjta.

Ai që ka ndryshuar është Kurti që tash është bërë kryeministër i Kosovës. Nga kundërshtar i rreptë i dialogut një kryeministër i gatshëm për dialog me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera