Lajme

Ndryshe nga Kosova, ja si do të mbahet seanca në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 10 April 2020

Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e sotme, vendosi thirrjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë në datën 16 prill, ditën e enjte, në orën 10:00.

Deputetët do të ruajnë distancën, duke u vendosur edhe në galeri dhe llozhat e Kuvendit, ku më herët qëndronin gazetarët.

Për shkak të masave ndaj pandemisë së koronaviorusit do të ketë që në hyrje mjek për matjen e temperaturës dhe secili deputet do diskutojë nga vendi ku është ulur dhe jo në foltore.

-Advertisement-

Mësohet se në rendin e ditës do të jenë: aktet normative për Covid-19, ashpërsimin në kodin penal, dekretet e presidentit Meta për OFL dhe pronat.Opinion.al.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera