Lajme

Ndeshja Zvicër-Serbi, arsyetohet Rama: Fjalët e mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për Xherdanin e Granitin

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 04 December 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk kishte bërë asnjë reagim në lidhje me ndeshjen e fundit të zhvilluar në mes të Zvicrës dhe Serbisë, në kuadër të Botërorit në Katar.

Para gazetarëve u pyet për këtë heshtje dhe i njëjti ka thënë se “Nuk kuptoj realisht pse duhet të flisja, nuk jam kryeministër i Zvicër, jam kryeministër i Shqipërisë”.

Pas kësaj deklarate rrjedhën edhe një numër i madh i reagimeve, ku u krahasua heshtja e Ramës me reagimin që kishte bërë në vitit 2018, ku ishte zhvilluar po ashtu një ndeshje mes këtyre dy shteteve.

-Advertisement-

Pas të gjithave reagime, Rama me një postim në Twitter, ka shkruar se u qëndron 100% të dy deklarimeve që ka bërë.

“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, ka shkruar Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera