Sport

Ndeshja Prishtina-Flamurtari mblodhi bashkë aktorët kosovarë në tribunë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 01 October 2018

Është zhvilluar mbrëmë ndeshja Prishtina-Flamurtari në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.

Ndeshje kjo e cila nuk dha fitues përfundoi në rezultat 1-1.

Megjithatë, njerëzit nuk munguan, kjo pasi edhe këtë radhë tribunat ishin plot për të parë nga afër këtë ndeshje.

-Advertisement-

Në mesin e të pranishmëve u panë edhe fytyra publike.

Aktorët Vedat Osmani, Osman Azemi, Astrit Kabashi e Besnik Krapi shkuan së bashku për të parë ndeshjen Prishtina-Flamurtari.

I shohim shpesh së bashku në projektet e ndryshme filmike apo teatrale, e ndërsa kësaj radhe, katërshja kanë vendosur tu tregojnë fansave se janë edhe fansë të futbollit.

Ka qenë aktor Osman Azemi ai i cili ka realizuar këtë ‘selfie’ me kolegët e tij, dhe më pas e ka ndarë atë me ndjekësit në Instagram.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera