Ndërtimet pa leje në Kosovë paraqesin rrezik të madh për shembje nga tërmeti
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 01 December 2019
Mëngjesin e së martës, Shqipëria është goditur nga një tërmet prej 6.4 shkallë të rihterit, ku për pasojë, 51 persona kanë humbur jetën, mbi 600 janë lënduar dhe dhjetëra shtëpi janë shkatërruar.
Lëkundjet e këtij tërmeti u ndjenë edhe në Kosovë mëngjesin e së martës.
Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, ka thënë për lajmi.net, se Kosova nuk është zonë e rrezikuar nga tërmetet.
Sipas tij, Kosova është në një zonë me aktivitet relativisht të lartë.
“Kosova është në një zonë me aktivitet sizmik relativisht të lartë, kjo tregon se nuk e ka atë rrezikun siç e kanë vendet përreth Kosovës. Sepse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, e kanë aktivitetin sizmik më të lartë”, u shpreh Mustafa.
Por ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet mundësia që Kosova të goditet nga tërmetet mirëpo, siç u shpreh Mustafa për lajmi.net, këto tërmete nuk do të jenë të intensitetit të lartë.
“Në të ardhmen territori i Kosovës mund të goditet nga ndonjë tërmet, por me intensitet më të ulët jo sikur që pritet tërmetet në vendet që janë përreth Kosovës, sepse atje është zonë me aktivitet sizmik shumë të lartë”, deklaroi Mustafa.
Duke e parë që as Kosova nuk është imune ndaj tërmeteve dhe duke e shikuar edhe dëmet që ka shkaktuar tërmeti në Shqipëri në shumë ndërtesa, arkitekti Ernest Ferizi, ka thënë për lajmi.net, se pas tragjedisë në Shqipëri, duhet të merren masa për përmirësimin e objekteve të ndërtuara pa standarde sizmike.
“Është e rëndësishme, sidomos pas tërmetit qe ndodhi ne Shqipëri, që të merren të gjitha masat për përmirësimin e objekteve të ndërtuara pa standarde sizmike për të mbrojtur njerëzit nga katastrofat sizmike”, ka thënë Ferizi.
Por a janë të sigurta ndërtimet në Kosovë, përkatësisht ndërtesat kolektive, Ferizi ka sqaruar në detaje.
Ferizi ka thënë objektet që paraqesin rrezik permanent nga tërmetet janë objektet e ndërtuara pa leje.
“Nëse e vështrojmë sigurinë e objekteve në spektrin kronologjikë kohorë mund të themi se ndërtimet në përgjithësi të realizuara para luftës së dytë botërore janë pothuajse të gjitha të pasigurta. Ndërtime të sigurta mund të cilësohen objektet të punuara pas luftës se dytë botërore nga ndërmarrjet sipas normave JUS të ish-Jugosllavisë, derisa ndërtimet private të kryera atëbotë mund të kategorizohen në ndërtime të sigurta dhe jo të sigurta, aty ku nuk janë përdorur materialet e duhura dhe nuk janë aplikuar masat mbrojtëse. Ndërtimet me leje të realizuara 20 vitet e fundit të pasluftës nga sektori shtetëror gjithashtu edhe ai privat mund të cilësohen si të sigurta, ndërsa objektet e shumta pa leje të cilat mes tjerash nuk ju kanë përshtatur normave antisizmike dhe janë ndërtesa pa ndonjë garanci strukturore, paraqesin rrezik permanent te shembjes se tyre nga tërmetet”, ka treguar Ferizi për lajmi.net.
Edhe pse ka ndërtime pa leje të cilat janë të rrezikshme për shembje nga tërmeti, Ferizi ka treguar se ekziston mundësia që të përforcohen këto ndërtesa.
“Objektet të cilat nuk janë të sigurta mund të përforcohen me mure dhe shtylla nga betoni, përforcimi i lidhjes midis mureve dhe dyshemesë, çatisë etj”, tregoi Ferizi për lajmi.net.
Mirëpo, që të parandalohen shkatërrimet apo të ulet rreziku për shembjen e ndërtesave nga tërmetet, Ferizi ka treguar se duhet të zbatohen normat antisizmike.
“Zbatimi i pa kompromis i normave antisizmike është element bazë i ndërtimeve të sigurta. Objektet duhet të punohen me mure antisizmike dhe me shtylla që i rezistojnë luhatjeve. Vlerësimi i zonës ku parashihet ndërtimi është thelbësor për të gjitha zgjedhjet e tjera që do të bëhen gjatë ndërtimit antisizmik. Edhe për ndërtesat që janë larg një zone me aktivitet sizmik është e këshillueshme të bëhet një analizë e karakteristikave të tokës”, tregoi Ferizi.
Duhet theksuar se edhe gjatë ditës së mërkurë, në orët e pasdites Shqipëria është goditur nga një tërmet prej 5.4 shkallë të rihterit, ku goditja u ndje edhe në Kosovë.
Të tjera
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...
-
Mbyllen vendvotimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut
Në Maqedoni të Veriut është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet presidenc...
-
Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, ...