Lajme

Ndërron jetë bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt, Afrim Mehmetaj

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 05 September 2026

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij nga ditët e para të luftës, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Mehmetajt, duke e falënderuar atë për kontributin dhe shërbimin ndaj atdheut.

“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari i orëve të para, Afrim Mehmetaj nga Gllogjani. Ngushëllimet më të sinqerta familjes atdhetare Mehmetaj, miqve e bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy