Ndërpritet dëshmia e Dobrunës, do t’i pranohen deklaratat me shkrim

Autori: Gazeta inFokus
13:17 | 14 January 2025
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është marrë vendim që dëshmitari Sokol Dobruna ta ndërpresë dëshminë e tij si pasojë e vështirësive që kishte me kujtesën.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smiht III, palët kanë rënë dakord që të pranohen deklaratat me shkrim që ai tashmë i ka dhënë.
“Dëshmitar, ne do të ndërpresim dëshminë tuaj këtu sepse palët kanë rënë dakord që të pranohen deklaratat që keni dhënë ju më parë dhe që ato janë të plota dhe do të pranohen si të tilla. E kemi marrë këtë vendim sepse kishit disa vështirësi për të mbajtur mend disa prej çështjeve. Ky është vendimi i trupi gjykues. Nuk është e nevojshme që të jepni më dëshmi. Ju falënderojmë që ishit i pranishëm dhe ju urojmë gjithë të mirat dëshmitar”, tha Smith.
Megjithatë, fjalën e mori edhe dëshmitari Sokol Dobruna, i cili nuk u kuptua qartë se për çfarë e kishte fjalën.
“Faleminderit, por më lejoni të them se një gjë të tillë plotësisht të Prokurorisë nuk e pranoj”, tha Dobruna.
Pas kësaj, sekretares së gjykatës iu kërkua që ta nxjerrë dëshmitarin nga vendi ku ishte ai. Si rrjedhojë, deklaratat e mëhershme të dëshmitarit së bashku me materialet përcjellëse u pranuan në prova materiale.
Ndryshe, pas këtij dëshmitari, seanca pritet të vazhdojë me dëshmitarin e radhës i cili do të jetë i pranishëm përmes video-lidhjes. Veç kësaj, në rast që organizohet transporti, Smith tha se dhe të akuzuarit mund të kthehen në objektin e paraburgimit./BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
OVL e UÇK-së: Paralajmërimet për dënime të tjera të krerëve të UÇK’së janë alarm për drejtësinë dhe shtetin
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reagua...
-
Prishtina, e 100-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të enjte, Prishtina po renditet e 100-ta në botë sa i përket ndotjes së ...
-
“Asnjë Cent Më Shumë” nesër dorëzon padi kundër ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë
Grupi “Asnjë Cent Më Shumë” nesër më fillim të orës 11:00 do të dorëzojë zyrt...
-
Tahiri për takimin Kurti-Krasniqi: Ka qenë më shumë për ta fajësuar opozitën se sa për më bë hapa tutje
Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar takimi...
-
Rama në Berat: Pensione më të larta dhe investime në ushtri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka zgjedhur qarkun e Beratit për të v...
-
Arrestohen tre persona për posedim dhe shpërndarje të dr*gës në Prishtinë
Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit, në rrugë...
-
Propozohen tarifa 500% ndaj blerësve të naftës ruse, nëse Putini refuzon paqen
Senatori amerikan, Lindsey Graham të mërkurën ka deklaruar se 72 senatorë të ...
-
Plas sherri në një institucion: Viktimë një person zyrtar, dyshohet se u s*lmua
Një rrahje mes dy personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Zene...
-
Shoqëria Civile kundërshtoi ndryshimin e procedurës së votimit, Murati i s*lmon: Janë në sinkron me partitë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka komentuar propozimin e s...
-
Kurti dënon s*lmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka dënuar ashpër sulmin ndaj U.D. të dr...
-
KFOR-i shqiptar dhe hungarez stërviten kundër frikës nga zj*rri
Ushtarët shqiptarë nga Kompania RC-West dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni...
-
Kroacia: Shtete të BE-së e NATO-s mund t’i bashkohen aleancës ushtarake, veçmas ata që duan t’u japin përkrahje Kosovës e Shqipërisë
Marrëveshja e përbashkët e nënshkruar në mes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Koso...