Lajme

Ndërkombëtarët nesër “msit” për arritjen e marrëveshjes LDK-VV

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 27 January 2020

Lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar që edhe në këtë takim nuk pati ndonjë marrëveshje më LDK’në, shkruan gazeta inFokus.

Në një njoftim kjo parti ka treguar që takimi i radhës do të jetë të martën dhe pjesëmarrës në takim do të jenë edhe ambasadorët e Quint-it dhe Shefja e Misionit të BE-së.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thuhet në njoftimin e VV-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera