Lajme

Ndalohet për 48 orë Valon Lluka- dyshohet për mashtrim e shpërdorim të pasurisë

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 07 October 2026

Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga Policia, sipas informacioneve fillestare.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Kaltrina Shala.

Kjo e fundit, ka shtuar edhe se, ndalimi i Llukës, është bërë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’mashtrimi’’, ‘’shpërdorim i pasurisë së huaj’’, ‘’keqpërdorim i autorizimeve ekonomike’’ dhe, ‘’lidhja e kontratës së dëmshme’’.

-Advertisement-

’Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, dhe për veprën penale “Lidhja e kontratës se dëmshme” nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i çështjes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të shqyrtoje mundësinë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit.’’, ka thënë ajo.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy