Ndalohen pesë të dyshuar për kontrabandim të mallrave dhe “artikujve të dëmshëm ushqimorë”
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 09 June 2023
Policia e Kosovës i ka ndaluar të premten pesë persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, “kontrabanim i mallrave”, “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “mashtrim të blerësve”.
Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit, me inicialet K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I., janë ndaluar për 48 orë.
Policia ka thënë se ata janë ndaluar pas një operacioni të gjerë, të zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë, i cili është realizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Inspektorë të Tregut dhe Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK).
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se prej marsit të vitit 2023 kanë bartur mallra, duke e shmangur kontrollin doganor, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Sipas komunikatës, duke shfrytëzuar rrugët malore, këta persona kanë “kontrabanduar mallra të emëruara si ‘mjaltë’ me origjinë nga vende të ndryshme, e cila futet në paketime të ndryshme dhe në kavanoz dhe këto mallra futen në Kosovë duke i’iu shmangur kontrollit doganor”.
Në të është thënë, po ashtu, se prej marsit, këto mallra të kontrabanduara janë vënë në qarkullim me shënjim që nuk përkon me përmbajtjen dhe prejardhjen, apo kualitetin e produktit.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (E Martë) në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me resh...
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...