Lajme

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Hazir Bajra

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 05 January 2023

Të mërkurën është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hazir Tafil Bajra nga Skenderaj.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Tërrnovë.

Veterani Bajra, që ndërroi jetë dje, gjatë luftës ishte kthyer nga Gjermania për të iu bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kërkim të lirisë së popullit të tij. Ai mori pjesë në betejën e Koshares dhe jo vetëm./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Njoftimi i familjes:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Agja jonë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hazir (Tafil) Bajra nga Terrnova.

Varrimi i te ndjerit bëhet me datën 05.01.2023 ditë e ejtë në ora 14:00 në Terrnovë.

Tashme i ndjeri në kohën kur Kosova kerkonte bit dhe bijat e saj për ti dal zot vatanit Haziri kishte lënë punën në Gjermani dhe ishte bashkuar me shoket e tjer në betejat e luftes qlirimtare. Lavdi e përjeteshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera