Sport

NBA, Lakers fiton “klasiken e para 20 viteve” me Chicago Bulls

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 22 November 2017

Kalendari i NBA-së rezervoi vetëm një ndeshje këtë të martë, atë që dikur ishte klasikja e këtij kampionati, mes Los Angeles Lakers dhe Chicago Bulls, që përfundoi me fitoren e kalifornianëve 103-94.

Në “Staple Center” të Los Angelesit u pa një ndeshje vërtet e bukur, edhe pse skuadrat nuk e kanë më reputacionin e 20 viteve më parë.

Skuadra nga Illinois e nisi rrufeshëm këtë ndeshje dhe, të drejtuar nga Blakeney, ajo arriti të mbyllë pjesën e parë me rezultatin 56-42. Pas pushimit të ndeshjes, Chicago e thelloi edhe më shumë diferencën me Lakersat, duke e çuar atë në 19 pikë, me rezultatin 61-42.

-Advertisement-

Pikërisht në këtë moment, skuadra kaliforniane u zgjua dhe nisi punën e saj drejt përmbysjes së rezultatit. Julius Randle bëri të mundur që të rikthejë Los Angeles Lakers në lojë, duke shënuar 8 pikë radhazi, ndërkohë që një gjuajtje e saktë për 3 pikë e Clarkson bëri që në fund të periodës së tretë rezultati jetë 72-75.

Chicago pati edhe një reagim tjetër, duke e çuar rezultatin në 87-80, por më pas gjithçka foli për kalifornianët, që përmbysën gjithçka me Ball dhe Pope, të cilët bënë të mundur që rezultati final i sfidës të jetë 103-97.

Për Lakers, kjo është fitorja e 8 radhazi dhe i afrohet ndjeshëm zonës së “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Chicago zhytet edhe më shumë në krizë, pasi ndodhet në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera