NATO: Aleatët do të gjejnë së shpejti zgjidhje për të dërguar tanke në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 24 January 2023
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është i bindur se Aleanca do të gjejë një zgjidhje të shpejtë për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë.
“Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara në Ukrainë, dhe ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë më shpejt”, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke qëndruar përkrah ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, më 24 janar.
Presioni është rritur mbi qeverinë e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të dërguar tanket Leopard në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas rregullave të prokurimit ushtarak, Gjermania duhet të autorizojë çdo rieksportim të këtyre tankeve.
“Prandaj mirëpres diskutimin tonë sot. Ne diskutuam çështjen e tankeve luftarake. Konsultimet midis aleatëve do të vazhdojnë dhe jam i bindur se do të kemi një zgjidhje së shpejti”, shtoi Stoltenberg.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se nuk ka përçarje midis aleatëve për dërgimin e tankeve të rënda luftarake në Ukrainë, por tha se kancelari Olaf Scholz po përpiqej të krijonte konsensus për këtë çështje.
Pistorius shtoi se NATO nuk duhet të bëhet palë në luftën në Ukrainë.
Ai gjithashtu tha se Gjermania nuk po pengon vendet e tjera të trajnojnë trupat ukrainase për të përdorur tanket Leopard.
Polonia dhe disa vende të tjera anëtare të NATO-s kanë thënë se duan ta furnizojnë Ukrainën me tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman, për t’u mbrojtur kundër Rusisë.
Tanket Leopard, të cilat përdoren nga disa vende të NATO-s dhe kërkojnë miratimin e Berlinit për rieksportim, ekspertët e mbrojtjes i shohin si më të përshtatshmet për Ukrainën.
Polonia do t’i kërkojë leje Gjermanisë për të rieksportuar tanke Leopard 2 në Ukrainë, por edhe pa të, Varshava mund t’i dërgojë ato, si pjesë e një koalicioni shtetesh, tha të hënën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha të dielën se Qeveria e saj nuk do ta bllokojë Poloninë nëse do t’i dërgojë tanke Leopard 2 Ukrainës./rel
Të tjera
-
Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj
Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj nd...
-
LDK-ja në Ditën e të Zhdukurve: Kosova nuk mund të gjejë qetësi pa ditur për fatin e tyre
Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit n...
-
Tërmet në Itali
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter janë regjistruar mëngjesin...
-
Kurti për Asociacionin: Ahtisaari parasheh një bashkëpunim ndërkomunal, por larg asaj që kërkon Beogradi
Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës n...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdit...
-
Konfirmohet aktakuza ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryeshefit ...
-
Pla*osen dy burra në Ferizaj, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur në Ferizaj nga persona të panjohur. Pas trajtimit...
-
Zhduket një burrë në Prishtinë
Një grua ka raportuar në polici se një burrë ka dalë nga shtëpia në Prishtinë...
-
“Edhe Sa Vjet n’Terr?”, sot zhvillohet aksion rrugor për të pagjeturit e lu*tës së Kosovës
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YHIR), sot do të organizojë ...
-
Krerët e shtetit bëjnë homazhe për të pagjeturit e lu*tës të Kosovës
Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, ...
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...