Lajme

Nasim Haradinaj me mesazh emocionues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Ose do t’ju sjell këtu, ose do të vij unë atje

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 01 October 2026

Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj ka përcjellë një mesazh për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë, gjatë fjalimit të tij në protestën që po mbahet në Prishtinë.

Haradinaj iu drejtua atyre duke thënë se do të vazhdojë angazhimin në mbështetje të tyre.

“Shokëve atje në Hagë iu them: Ky Nasimi që ju e njihni, ose do t’ju sjell juve këtu, ose do të vij atje. Rrnoftë UÇK-ja!”, deklaroi Haradinaj.

-Advertisement-

Deklarata e tij u bë gjatë protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Haradinaj, i cili edhe vetë ka qenë i dënuar padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në një proces “të veçantë” për vepra kundër administrimit të drejtësisë, ishte ndër folësit në protestën e sotme në Prishtinë./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy