Sport

Napoli fiton ndaj Parmas, s’ka minuta për Rrahmanin

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 31 January 2021

Pas humbjes nga Verona, Napoli është rikthyer te fitorja në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët e kanë mposhtur Parman me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, golat për vendasit i shënuan Elif Elmas në minutën e 32’ dhe Matteo Politano në minutën 82’.

-Advertisement-

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, as në këtë ndeshje nuk u inkuadrua në lojë, kurse futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, luajti për 13 minuta.

Pas kësaj fitoreje Napoli renditet i katërti me 37 pikë, kurse Parma mbetet e 19-ta me 13 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera