Ekonomi

Nagavci: Vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare dhe ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 30 July 2020

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonnshme për rishikimin e buxhetit, ka folur për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti.

Nagavci ka thënë se vendi është duke shkuar drejt një katastrofe humanitare dhe ekonomike dhe sipas saj, sjellja e Qeverisë së Kosovës, nuk është aspak në nivel të përgjegjësisë.

“Nuk e di cila çështje është më e rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve. Për fat të keq jemi duke shkuar drejt një katastrofe humanitare. Gjendja është vërtetë alarmante dhe shqetësuese dhe është momenti i fundit që të kemi veprime profesioniste dhe njerëzore, në raport me shëndetin e qytetarëve”.

-Advertisement-

“Shumica e të dyshuarve me koronavirus jo se nuk po trajtohen por as nuk po kanë mundësi të testohen. Në këtë situatë, sjellja e qeverisë nuk është aspak në nivel të përgjegjësisë”, ka thënë Nagavci.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy