Lajme

Nagavci: Nuk kemi kërkesë nga asnjë komunë për çerdhe të reja

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 04 September 2024

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se kanë në procesë ndërtimin e 30 çerdheve, dhe se 4 çerdhje janë të finalizuara.

Kurse, sipas saj 7 çerdhe janë në procesë të ndërtimit.

“I kemi në proces të ndërtimit rreth 30 çerdhe. I kemi në proces të adaptimit të hapësirave ekzistuese dikun më shumë se 10 çerdhe, janë të finalizuara 4 çerdhe dhe jemi në process të ndërtimit të 7 çerdheve të reja”, ka thënë Nagavci në Tëvë1.

-Advertisement-

Nagavci ka bërë të ditur se aktualisht nuk kanë asnjë kërkesë për ndërtimin e çerdheve të reja nga asnjëra komunë.

Tutje, ministrja theksoi se kanë ndarë buxhetin e nevojshëm për ndërtim të çerdheve.

“Si Qeveri ne kemi ndarë buxhetin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve, nëse ne synojmë të ndërtojmë një çerdhe ose kopsht në një komunë, kërkesa duhet të vijë nga komuna dhe tani që po flasim ne nuk kemi asnjë kërkesë të asnjë komune për çerdhe”, ka thënë Nagavci.

“Çdo kërkesë që vjen ne e trajtojmë me prioritet”, – shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera