“Nagavci dhe Kanuni i Albin Kurtit”
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/Rrahman-Jasharaj-REL-1000x563-1-852x460-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:44 | 14 October 2022
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i është kundërpërgjigjur ministres së Arsimit, Arbërie Nagacvi e cila ka kërkuar zëvendësimin e orëve.
Ai në një shkrim autorial, të cilin e ka titulluar “Nagavci dhe kanuni i Albin Kurtit”, ndër të tjera ka konstatuar se Nagavci e ka shkelur edhe Kushtetutën.
Shkrimi i plotë:
Në të kaluarën e largët shqiptarët vepronin me Kanunin e Lekë Dukagjinit sepse nuk kishte qeveri e ligje të aprovuara nga parlamenti. Në ditët e sotme Kosova përmes votimit në Parlament nëpër vitet e shkuara të lirisë e duke respektuar edhe këshillat e miqve ndërkombëtar krijoi Ligje dhe madje edhe Kushtetutën. Këto tani e sa kohë po shkelen vazhdimisht. Nagavci u pa qartë dhe u vërtetuar se ka shkel Kushtetutën dhe hiç asgjë. Qeveria Kurti e trimëruar nga vota e fituar dhe të pafytyrët e me emra të rrejshëm në face book dhe disa analistë që ju mungon edhe elementarja njerëzore e mbrojnë dhe e trimërojnë Kanunin e Albin Kurtit dhe qeverisë që ai përfaqëson.
Kur ka ligje e shkelen nuk ke si të thuash ndryshe veç se po instalohet Kanuni i Albin Kurtit që hedh poshtë gjithë ligjet e Parlamentit. Zoja Nagavci nuk thotë gjë para opinionit se ka shkel ligjet bashkë me Hekuran Muratin dhe mundohet të ndëshkonte vetëm punëtorët e arsimit për grevën se grevistëve të tjerë ua kishte ndarë pagat. Lufta me SBASHK-un dhe arsimit ka vazhduar e po vazhdon dhe dihet pse për ta zhdukur këtë sindikatë që është e fortë dhe nuk dorëzohet.
Zonja Nagavci në vend që të tregojë drejt se Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës në nenin 43 e në pikën 8 e thotë qartë e orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese arrijnë marrëveshje të veçantë. Nagavici duke u munduar ta ruaj pozitën e ministres, që mund t’ia marr shefi nuk lodhet duke shkelur Kushtetutën e Ligjet e as edhe Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës vetëm e betim të jetë pjese Kanunit të Albin Kurtit. Tani ajo po kërcënon edhe me deklarimin se “mosmbajtja e orëve qenka vepër penale”. Mjerim ky i Nagavcit.
Zonja Nagavci, unë si njëri nga ata që kishim bërë angazhime sublime ta mbrojmë arsimin shqip nga furtunat e pushuesit dhe ishim po ata që u bëmë pjese grevës së 3 shtatorit të asaj kohe të okupimit, përjetuam pastaj vizita të inspektorëve të policisë serbe e të UDB-së me përndjekje e grushta e shkelma.Me inspektorë po na kërcënon edhe tani ti. SBASHK-u as në ato vite nuk u nënshtrua e as në këto ditë të Kanunit të Albin Kurtit nuk do të nënshtrohet. Mendo kush do të jesh ti nesër e në vitet e lavdishme të betejave për mbrojtjen e arsimit shqip ti nuk ishte askund e as edhe të paftyrët që po më shajnë mua e mësimdhënësit e atyre viteve . Ndalu pak se kolltuku nuk zgjat me vite po jeta zgjat më shumë dhe vështirë të jetosh e turpëruar.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/11/Foto-Lajm.jpg)
Të tjera
-
Osmani takohet me Rutten e Schoofin: Dy përkrahës të fuqishëm të paqes dhe sigurisë në Kosovë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm...
-
“Kur nuk të beson Washingtoni e EULEX-i, është rrezik për Kosovën’’, Haradinaj për qeverinë Kurti
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pre...
-
“Rezultati për mua është zhgënjyes – E kemi përjetu shumë rëndë”, Haradinaj për zgjedhjet e 9 shkurtit
Ramush Haradinaj nga AAK, ka thënë se rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit e...
-
Zelensky: Takimi me Putinin vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të pranojë të takohet person...
-
“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në...
-
Zelensky takon Vancen: Ukraina kërkon “garanci sigurie” ndërsa Trumpi kërkon t’i japë fund lụftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten gjatë një takimi me zëv...
-
Policia e Kosovës deklarohet për arratisjen e 22-vjeçarit nga Pallati i Drejtësisë
Një 22 vjeçar person me inicialet L.H është arratisur sot nga Pallati i Drejt...
-
Sorenseni takon ndaras liderët e Kosovës dhe ministrat serbë: Ramë dakord për nevojën për përparim
Përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Peter Sorensen, ka taku...
-
Emri i saj u përmend për kryeministre të ardhshme, reagon Gresa Caka
Ditë më parë u publikua një bisedë personale mes gazetarit Berat Buzhala dhe ...
-
Paralajmëron Von der Leyen: Tarifat e pajustifikuara ndaj BE nga SHBA nuk do të mbeten pa përgjigje
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbajti fjalën e saj n...
-
Shtëpia e Bardhë me urim epik për Ditën e të Dashuruarve
Sot në mbarë botën shënohet Shën Valentini, apo Dita e të Dashuruarve. E S...
-
Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është ...