Lajme

Deri më tash në Prishtinë janë numëruar rreth 40 kuti me vota për deputetë

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 14 February 2025

Nga 258 kuti të votimit të rregullta, shtatë me kusht dhe 11 nga ekipe mobile sa gjenden në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, deri mbrëmë pas orës 01:00 pas mesnatës janë numëruar gjithsej 39 kuti me vota të kandidatëve për deputetë.

Ndërkaq, 20 prej tyre sot janë në proces.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë, Fatmire Bajrami.

-Advertisement-

Bajrami deklaroi se procesi i numërimit sot po shkon mirë dhe nuk ka pasur rënie të sistemit.

Sipas saj, nëse vazhdohet me këtë ritëm të numërimit, “shumë shpejt do të përfundojë edhe ky proces”.

Sot është dita e katërt prej kur ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, në Obiliq, në Lipjan dhe Partesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera