Lajme

Haradinaj pas vdẹkjes së poetit Kërveshi: Kontributi i tij, trashëgimi e çmuar për kulturën tonë

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 14 February 2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi.

Haradinaj tha se Kërveshi ishte një poet që i dha krahë fjalës shqipe e një mësues që ndriçoi mendjet e mijëra studentëve.

“Kontributi i Prof. Muhamed Kërveshit në letërsinë shqipe dhe në edukimin e gjeneratave të tëra në Fakultetin e Filologjisë mbetet një trashëgimi e çmuar për kulturën tonë”.

-Advertisement-

“Profesor Kërveshi do të kujtohet për shpirtin e tij të butë, e vepra e tij poetike dhe puna akademike do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat që vijnë”, shkroi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera