Emri i saj u përmend për kryeministre të ardhshme, reagon Gresa Caka

Autori: Gazeta inFokus
19:15 | 14 February 2025
Ditë më parë u publikua një bisedë personale mes gazetarit Berat Buzhala dhe politikanit Petrit Selimi. Në bisedën e dyshes diskutohej për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Emra të ndryshëm u përmendën për kryeministër të ardhshëm. U përmend edhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka.
Për herë të parë lidhur me këtë ka reaguar vetë ajo në një postim në “Facebook”.
“Nuk kam reaguar asnjëherë ndaj sulmeve, shpifjeve dhe linçimit që fatkeqësisht e karakterizojnë diskursin tonë publik. Vlerësoj që një nivel dhe mënyrë e tillë e padenjë e komunikimit, nuk meriton të legjitimohet me përgjigje.
Përjashtimisht dhe marrë parasysh që një bisedë në të cilën është përmendur edhe emri im, pa dijeninë dhe rrjedhimisht, pa miratimin tim, ka mjaftuar për të filluar një fushatë agresive dezinformatash bazuar në kauza të motivuara politikisht, përfshirë kundër institucioneve të Republikës, konsideroj që është i nevojshëm një sqarim i shkurtër dhe i prerë.
Nuk kam diskutuar me asnjë person e as parti politike rreth asnjë funksioni publik e politik, si dhe nuk kam asnjë interesim për diskutime të tilla. Do të mbetem gjithnjë krenare që i kam shërbyer një institucioni me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe vlerave të demokracisë në Republikën e Kosovës. Ndërsa, ashtu siç jam deklaruar gjithnjë, brenda fushëveprimit të profesionit tim, do të vazhdoj të punoj me përkushtim për forcimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës, duke e mbrojtur edhe integritetin e funksionit që kam ushtruar në Gjykatën Kushtetuese.
Të gjitha çështjet tjera, do t’i adresoj përmes mekanizmave ligjorë”, tha ajo.

Të tjera
-
Plani i Rritjes – BE thotë se aktualisht s’ka “parafinancim” për Kosovën dhe Serbinë
Bashkimi Evropian tha të enjten se momentalisht nuk do të ndahen mjetet e “pa...
-
Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar
Një aksident trafiku mes dy automjeteve mes dy automjeteve në rrugën Prishtin...
-
Lëndohet në punë, punëtorja të cilës “Trepça” ia ndërroi dy herë vendin e punës pa ia konsultuar problemet shëndetësore
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, ...
-
Plani i Rritjes, BE-ja thotë se s’ka momentalisht “parafinancim” për Kosovën e Serbinë
Bashkimi Evropian ka thënë se momentalisht nuk ka një “parafinancim” për Koso...
-
Me mbështetjen e GIZ Kosova, thjeshtohet regjistrimi i foshnjave
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mori pjesë në lansimin e nismë...
-
Ambasada kosovare në Washington bën thirrje që Kosovën ta njohin edhe shtete tjera pas Kenias
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar shteti...
-
Akuzat e Demaliajt, Ramosaj: Janë nivel i ulët i debatit, ka kërkuar vetë që të largohet
Një nga personat më të zëshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin ...
-
Vrạsja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plạgosur
Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri...
-
Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinë
Alban Zogaj ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Prishtinë...
-
Mbështetësi i Kurtit që thoshte se e ka “krytë kompjuter” eskalon gjatë një emisioni -shan me nënë gazetarin
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Kosova Today”, një inci...
-
Konstituohet Bordi i Ri i Drejtorëve të KEK, Valdrin Krasniqi rizgjedhet Kryesues
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Valdrin Krasniqi është rizgjed...
-
Tërnava me apel për ndalimin e vrạsjeve në Kosovë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimi...