Fokus

“Na u ka ngushtu idarja, fëmitë tanë pa bukë që dy muaj”, rrëfehet minatori i Trepçës pas takimit 3 orësh me kryeshefin

Autori: Samire Jaha 11:57 | 31 July 2024

Minatorët e Trepçës sot kanë mbajtur takim gati 3 orësh me drejtuesit e Sindikatës e Pavarur të Minatorëve dhe me kryeshefin e ndërmarrjes, Bashkim Kurtin, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë takim ata kanë kërkuar nga kryeshefi që të kenë një datë të saktë se kur do të bëhet ekzekutimi i pagave të këtyre dy muajve, mirëpo përgjigje nuk kanë marr.

E minatori i Trepçës, Miftar Mehmeti u shpreh shumë i zhgënjyer nga ky takim ku tregoi që nesër do të mbahet dhe një takim tjetër në ora 08:00.

-Advertisement-

Mehmeti për Infokus tha se kjo situatë është jashtë njerëzores, pasi ju ka ngushtuar edhe idarja e fëmijët e minatorëve janë mbetur tash e gati dy muaj pa bukë.

“Kërkesat tona janë ekzekutimi i pagave për muajin qershor edhe ky muaj që është tash afër dy paga dmth, por këta nuk gjetën ndonjë marrëveshje për me na dhanë  e me i ekzekutua pagat, kështu qe kryeshefi ekzekutiv ke ne vizit tek ne na i kerkum atij një datë te caktohet se kur i ekzekutojnë pagat edhe na me ja fillu punës, nuk patëm kurrgjë absolut ndonjë reagim prej tij për me nai qit pagat, kështu qe ne vazhdojmë me grevën, nesër prap kemi mbledhje ne ora 8 ne miniere e kemi kerku kryesuesin e bordit dhe staf tij nëse nuk ka marrëveshje ne do t vazhdojmë me tutje, nuk përjashtohet mundësia edhe marshimi drejt Prishtinës apo mu nguju nëpër zgafelle se na u ka ngushtu si shkurt idarja, fëmija aty pa buk qe sdisa që 1 muaj e gjysmë gati dy muaj, dita ditës tha qysh punohet qysh kërkon ai me punu pa bukë ku punohet pa bukë, ai njëfarë mënyre po tenton dhe rrezikimin e jetës tonë hin ti puno pa bukë kjo është absurde çka janë tu ba këta është absurde”, ka deklaruar Mehmeti për Infokus.

Ai tutje tha se po mundohen që fajtor të i bëjnë punëtorët e Trepçës, derisa theksoi se kërkesa e tyre e vetme është një datë se kur ekzekutohen pagat pasi janë të gatshëm të fillojnë punën edhe në këto kushte ekstreme.

E gjithashtu Mehmeti tha se nuk e përjashtojnë mundësinë e marshimit drejt Prishtinës apo edhe të ngujimit në zgafelle.

“Fajtor numër një po tentojnë me e lanë minatorin punëtorin absolut ne nuk jemi fajtor për këtë ngërç që u krijua por po donë qeveria  përmes drejtorit ekzekutiv, ne jemi për më kërkuar zgjidhje o zotni trego një datë të caktuar një datë kur na i ekzekuton pagat edhe kështu pa paga po him minierë po punojmë sepse nuk na konvenon as neve as shtetit as kurrkujt kjo grevë kështu nuk jemi për bojkot punës mos me ja filluar punën na jem për punë edhe pa bukë, pa buke edhe në kushte ekstreme kurrkush as në Bangladesh nuk i kanë këto kushte siç i kem na punëtorët, veq caktona një datë kur na ekzekutohen pagat por këta nuk janë drejt kërkesave tona me e zhbllokua këtë ngërç që u krijua, këta po tentojnë veq me blloku bllokadë përmbi bllokade. Kjo është jashtë normales jashtë njerëzores”, ka theksuar Mehmeti tutje.

Ndërkaq sipas raportime kryeshefi Bashkim Kurti në këtë takim ka thënë se gjatë ditës do të mbajë një takim me Bordin për të gjetur një zgjidhje.

Kujtojmë që pagat minatorëve të Trepçës tash e dy muaj nuk i janë ekzekutuar e që i ka shtyrë punëtorët të mbajnë grevë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera