Auto&Tech

Mustang Bullitt me 464 kuaj fuqi debuton në Gjenevë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 06 March 2018

Ford do të ofrojë për blerësit në Evropë motorin më pak të dobët V8 në krahasim me atë të prodhohet për Bullittin amerikan.

Prodhuesi amerikan në sallonin e automobilave në Gjenevë do të sjellë versionin evropian të kësaj veture të pajisur me motor 5.0 V8 me 464 kuaj fuqi derisa ai amerikan është 475 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Motori është i pajisur me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive. Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet dy ngjyrave – Shadow Black dhe Highland Green.  Ford Mustang Bullitt debuton në Evropë në panairin e automobilave në Gjenevë, i cili është hapur sot, ndërsa në shitje do të dalë kah fundi i këtij viti.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy