Lajme

Mustafi: Serbia është e vetmja që e ndalon me ligj flamurin kombëtar shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 28 November 2022

Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka treguar se në Serbi janë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe këshilli i vetëm që iu ndalohet flamuri është këshillit kombetarë i shqiptarëve

“Ndalimi me ligj i përdorimit te flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Metvexhë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi.

Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit.

-Advertisement-

“Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu ne Kosovë t’i përcaktojë veqoritë identitare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Tutje Mustafi ka thënë se shqiptarët në Luginë janë shqiptarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera