Mustafa: VV të mos bëjë presion ndaj LDK’së
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 23 December 2019
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 30 vjetorin ka thënë se partia e tij është prijëse e të gjitha proceseve në Kosovë, para dhe pas luftës. Ai ka folur edhe për përpjekjet që po bëjnë për marrëveshje me VV.
“LDK është parti e parë pluraliste në Kosovë, kemi marrë përgjegjësi për Kosovën në të gjitha fazat e paraluftës dhe pasluftës, prandaj më se paku kemi nevojë për presion publik e mediatik për këtë marrëveshje, sidomos nuk kemi nevojë për presion nga ata që kanë mbrojtur portat e partive të të tjerëve. Ne kemi dëshirë pa këtë presion dhe pa fushatë kundër LDK-së ta bëjmë një koalicion meritor për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se VV dhe LDK kanë dalë si të barabarta në zgjedhje.
“Jemi subjekte pothuajse të barabartë me një diferencë prej një deputeti, le ti lexojë qartë rezultatet sepse ne po i lexojmë qartë rezultatet”, ka thënë Mustafa.
“Kemi qenë të bindur se do ti fitojmë zgjedhjet. Kemi mbetë me një deputet mbrapa partisë që ka dalë e para në këto zgjehdje, ne vlerësojmë votën e qytetarëve dhe i mbetemi besnik kësaj vote. Si rezultat i zgjedhjeve të fundit LDK ka treguar vullnet të qeverisë me Vetëvendosje dhe të ndajë përgjegjësitë për qeverisjen e shtetit. Pjesëmarrja në një qeverisje të tilë kemi vlerësuar të jetë në harmoni me besimin që kemi marrë në këto zgjedhje. Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshje me VV, që i siguron Kosovës një qeveri stabile, 4 vjeçare. Në përpjekjet tona për të arritur marrëveshje, jemi të vetëdijshëm për dallimet ideologjike për kulturën politike dhe të kaluarën, por po bëjmë përpjekje të gjejmë rrugë të jemi bashkë në qeverisje. T’i trajtojmë të gjitha pozitat dhe të sigurojmë një balance shtetëror që ti kontribojmë demokracisë së shtetit”, ka thënë ai.
“Ishte prijëse për pavarësi, sot që po fillon dekada e katërt LDK është adresë e zhvillimit të projektit të përhershëm të shtetit të pavarur të Kosovës në kufijte e njohur nga e gjithë bota demokratike. Sot u mbushën 30 vjet të veprimtarisë të LDK-së. LDK ka dhënë e para kreun e shtetit të Kosovës, presidentin tonë historic Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta. LDK ka organizuar shpalljen e pavarësisë, ka propozuar shenjat e shtetit të Kosovës, himnin flamurin, ka nisur udhëtimin diplomatik në mbarë botën. LDK ka organizuar funksionimin e shtetit parallel të Kosovës, Qeverinë në ekzil, ka mbajtur gjallë arsimin, shumë anëtarë e simpatizantë janë flijuar për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Mustafa
“LDK ka ditur t’i mposhtë pengesat dhe hendeqet që janë vënë për ta penguar Kosovën si shtet të lirë dhe demokratik”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...