Ekonomi

Mustafa: Qytetarët mbitërhoqën nga llogaritë bankare 300% më shumë në muajt e fundit

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 14 October 2022

Në emisionin EURO n’7 Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar një të dhënë mjaft interesante.

Sipas tij, shuma e shfrytëzuar e mbitërheqjeve nga qytetaret ishte rreth 16 milionë euro deri para disa muajve ajo tash ka arritur në 60 milionë.

“Mbitërheqja (overdrafti) është nje formë e kredisë që i mundëson mbajtësit të llogarisë të shfrytëzojë para me tepër se që ka në posedim, me një normë të interesit që shkon edhe mbi 20 %.Kjo rritje e mbitërheqjës tregon se qytetarët nuk po arrijn të përmbushin nevojat e tyre me mjetet që kanë në llogaritë e tyre bankare”, ka pohuar Mustafa.

-Advertisement-

Në anën tjetër sipas tij në bazë të llogarive të bëra deri më tash del se shporta e konsumatorit mesatar është shtrejtuar për 150 euro në muaj.

Që ta përballojnë këtë gjendje, sipas zyrtarit të lartë të PDK, qytetareve po ju duhet të futen në kredi apo edhe borgje tjera për të përmbushur nevojat e tyre.

Sa i përket pakove të qeverisë ai i quan populliste pa efektë real domethenese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera