Mustafa: Qëllim primar sivjet është të prodhojmë më shumë ushqim
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2020/03/Screenshot_23-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 24 March 2020
Për këtë vit janë ndarë 51 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, prej tyre 48 milionë janë për subvencione dhe grante, ndërsa vetëm 3 milionë euro janë paraparë për rezervë ose për sfidat që dalin qoftë nga koronavirusi ose nga dëmet që shkaktohen nga fenomenet natyrore.
Ndërsa, se a do të ketë ndonjë plan shtese për këtë vit për bujqësi, duke e marrw parasysh se mund të ketë mungesë të produkteve në krejt botën si pasojë e Covid-19, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa në një intervistë për KosovaPress se pikërisht për këtë qëllim, është bërë riorganizmi i programeve mbështetëse të ministrisë që të përkrahen kulturat bujqësore për të mbjellat në sezonin pranveror, dhe të ketë rritje të sasisë dhe cilësisë së ushqimit për tryezat e familjeve kosovare.
Mustafa ka folur edhe për mënyrën se si do të mbështeten sivjet fermerët me subvencione si dhe për shkarkimet zyrtarëve në këtë ministri.
“Pra, qëllimi primar, sivjet është që të prodhojmë më shumë ushqim në Kosovë, kur themi ushqim, e kam fjalën që nga drithërat deri tek perimet që mbillen në pranverë e deri tek produktet e qumështit dhe mishit që prodhohet në vend. Gjithnjë, duke investuar edhe në rritjen e higjienës dhe pastërtisë për të siguruar ushqim cilësor për familjet tona”, thotë Mustafa.
Në anën tjetër, sipas Mustafës, në vitin 2018 u mbollën përafërsisht 56 mijë hektarë me grurë, ndërsa në vjeshtën e vitit të kaluar rreth 62 mijë hektarë, sipas të cilit, ka një rritje pak më shumë se 10 përqind, 6 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë.
Sipas ministrit, këto përafërsisht përmbushin 65 deri në 70 përqind të nevojave për grur ë dhe miell në vend, pjesa tjetër pastaj importohet.
Mustafa po ashtu deklaron se gjithsejtë, janë përfshirë tek subvencionet 26 kultura bujqësore që do të përkrahen nga Ministria e Bujqësisë gjatë këtij viti.
“Përveç këtyre 26 kulturave kemi edhe pjesën e granteve e cila kryesisht përqendrohet në përkrahjen e investimeve kapitale, si në sera, stalla, pemëtari të reja dhe në sistemet e ujitjeve. Është një buxhet total prej 48 milionë euro për subvencione dhe grante, si dhe 3 milionë euro janë për nevoja imediate… Ideja e kësaj qeverie që nga fillimi ka qenë të kemi një transformim ose një lëvizje nga subvencionimi në sipërfaqe për hektarë, në subvencionim për rendiment. Pra, për prodhim dhe për sasi të prodhuara, si dhe për cilësi të prodhuar. Mirëpo gjith një duhet përshtatur edhe zhvillimin në terren sipas kushteve. Për momentin jemi në gjendje emergjente të shkaktuar nga koronavirusi. Prandaj, kemi ndryshuar pak taktikën në implementimin e këtyre programeve. Fillimisht do të vazhdojmë në shumicën e rasteve të subvencionojmë sipas sipërfaqes, mirëpo aty ku na lejojnë këto rrethana, duke mos ikur objektives së kësaj qeverie, që aty ku na lejojnë rrethanat ekzistuese të bëjmë një miks të subvencioneve. Pra, të subvencionojmë edhe sipërfaqe, por edhe sasinë dhe cilësinë e prodhuar. Sivjet për shkak të kësaj gjendje emergjente do të mbesim kryesisht në subvencionimin e sipërfaqeve, duke implementuar aty ku mundemi në këto rrethana sasinë dhe cilësinë”, pohon Mustafa.
Ai duke folur për gjendjen të cilën e ka gjetur si ministër në këtë ministri, thotë se është sfiduese, meqë fillimisht ka trashëguar një borxh prej 25.5 milionë euro nga viti 2018 dhe 2019.
“Kemi 25. 5 milionë euro detyrime të trashëguara nga viti 2018-2019. Njëkohësisht kemi pasur edhe një numër të zyrtarëve me aktakuza të ngritura të cilat janë konfirmuar edhe nga prokurori i shtetit, të cilët konform ligjit në fuqi është dashur që të pezullohen. Gjithnjë pezullimi i zyrtarëve të lartë në cilin do institucion shkakton pastaj një periudhë kohore ku ka një mos koordinim ose një çakordim të cilin jam munduar që ta mbylli sa më shpejt duke emërua ushtrues detyre në vend të atyre zyrtarëve që janë pezulluar, që puna në Ministri të vazhdoj pa probleme. Kanë qenë shtatë zyrtarë për të cilët është konfirmuar aktakuza dhe të shtatit janë pezulluar”, thotë ai.
Mustafa në këtë intervistë ka folur edhe për pezullimin nga puna të sekretarit të përgjithshëm Kapllan Halimi dhe kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjoka.
“Ka qenë një fat jo i mirë i ministrisë dhe i kësaj qeverie të re, që njëri nga zyrtarët e lartë ka pasur aktakuzë të ngritur, ka qenë sekretari i përgjithshëm i ministrisë, për të cilin konform ligjit, kam qenë i obliguar të pezulloj nga puna dhe në vend të tij kam caktuar një ushtrues detyre. Pra, sekretari i përgjithshëm është pezulluar deri në përfundimin e aktakuzës dhe procesit gjyqësor konform ligjit në fuqi. Në vend të tij, kam caktuar një ushtrues detyre, në fakt kam caktuar drejtoreshën e administratës së përgjithshme dhe shërbimeve të financave deri në zgjidhjen e rastit gjyqësor”, thotë ai.
Ai në fund deklaroi se për të siguruar që bujqit dhe agropërpunuesit tanë të ken ë më shumë mjete likuide për të punuar, ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për përfituesit e granteve dhe subvencioneve, ku gjatë javës së kaluar janë realizuar pagesat për 1.702 përfitues në vlerë prej 2 milion e 456 mijë euro.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/IMG_4130-600x360-1.jpeg)
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...