FOKUSI NË BUJQËSI

Mustafa: Prodhuesit bujqësor në Istog, do ta kenë mbështetjen time

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 05 May 2020

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vazhduar vizitat në terren, për të parë nga afër veprimtaritë bujqësore dhe gjendjen e fermerëve në komunën e Istogut.

Gjatë ditës, Ministri Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova vizitoi kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave të kësaj komune, si dhe bazenet për kultivimin e troftave në këtë rajon, ku është njohur nga afër me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kohës së pandemisë.

“Do të vazhdoj të jem pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve për t’i motivuar dhe mbështetur, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues, duke ju siguruar ushqim cilësor familjeve tona”, tha Ministri Mustafa.

-Advertisement-

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova e falënderoi ministrin për vizitën dhe e njoftoi me gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera