Mustafa për planin franko-gjerman: Nuk e zgjidh njohjen e Kosovës nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 02 January 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa lidhur me planin franko-gjerman ka thënë se ai nuk e zgjidh njohjen nga Serbia.
Por, sipas Mustafës, ky plan, ndihmon Kosovën në relacion me integrimet evropiane dhe ato euroatlantike.
“Duket se është një plan i ndërmjetëm, i cili nuk e zgjidh njohjen nga Serbia, por bën progres në konsolidimin e statusit të shtetit të Kosovës në relacion me BE-në dhe në relacione euroatlantike”, tha ish-kryeministri Mustafa.
Tutje ai thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë rastin e të vazhdojë para, se sa të stagnojë e të bëhet kthim prapa, e që siç thotë ai vetëm një veprim i papërgjegjshëm i Qeverisë mund ta qesë çdo gjë nga binarët.
“Do të duhej të shfrytëzohej rasti, sepse më mirë është një hap përpara sesa të stagnohet dhe të kthehemi prapa. Sa i përket kohës, vlen vetëm një veprim i papërgjegjshëm i Qeverisë që ta qesë çdo gjë nga binarët”, tha Mustafa për Zërin.
Plani evropian, ndryshe i njohur edhe si plani franko-gjerman, thuhet t’i rregullojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Kartës së OKB-së, ku njëra ndër pikat është anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare pa u penguar nga Serbia.
Kjo, është cilësuar edhe si aseti më i rëndësishëm që Kosova mund të nxjerrë nga kjo marrëveshje, ku ndonëse nuk përmban njohje de jure nga Serbia, ajo merr njohjen de facto prej saj.
Plani franko-gjerman është cilësuar si “bazë e mirë dhe e shëndosh” për negociata të mëtejme nga krerët e shtetit, ndonëse nuk e zgjidh në mënyrë permanente çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Madje, sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku plan do të duhej të përfundojë më së largu deri në pranverën e këtij viti, ndonëse afate të këtilla nuk janë pohuar edhe nga pala tjetër negociuse

Të tjera
-
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari në prag të festës së Kurban Bajramit, ka...
-
Statovci thotë se VV me partitë në koalicion s’bëjnë pazare
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka folur rreth deklaratave të partive...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri letonez, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasad...
-
Trump lavdëron Merz: Një njeri dhe përfaqësues shumë i mirë i Gjermanisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, ka lavdëruar...
-
Më 15 korrik shpallet aktgjykimi në shkallë të dytë ndaj Pjetër Shalës
Më 15 korrik 2025 është planifikuar qe të bahet seanca e apelit ku pritet të ...
-
A e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma? Përgjigjet Statovci
Deputetja e betuar nga Lista Guxo, Jeta Statovci ka thënë se nuk ka asgjë rea...
-
Tre të lënduar pas aksidentit mes tri veturave në Dobrush të Istogut
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur r...
-
Aksident mes dy veturave në Pogragjë të Klinës, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i c...
-
I njihet statusi i viktimës edhe një personi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 157 numri
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së me të akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Vse...
-
SHBA kujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë 26 vite më parë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ndarë një fotografi historike n...
-
Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e Kosovës drejt agjendës euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësues të një grupi organiza...
-
AAK prezanton disa nga kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale
AAK-ja ka shpallur disa kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komuna...