Lajme

Mustafa largohet nga rezidenca Rugova, nuk tregon arsyet e vizitës

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 01 August 2017

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka treguar për arsyet e vizitës së tij në rezidencën e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.

I pyetur për arsyet e kësaj vizite nga gazetari i Klan Kosovës, Dibran Istrefi që ishte i vetmi që e përcolli ekskluzivisht këtë vizitë, Mustafa ka thënë se “nuk ka zor të tregojë”.

Besohet se vizita e Mustafës ka të bëjë me një vizitë të mëparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj kishte deklaruar pas kësaj vizite përmes një deklarate për media se kishte marrë mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë.

Ai poashtu pati thënë se rezidenca e familjes Rugova mbetet e hapur për tu vizituar nga të gjithë.

Në ndërkohë vazhdimisht ishte raportuar se deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova kishte arritur një marrëveshje me Haradinajn për të votuar këtë të fundit për të parin e Qeverisë.

Por ishte vetë Rugova që më pas përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptua, pasi ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të LDK-së.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy