Lajme

Musliu-Shoshi: Martin Berishaj do të duhej të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 29 March 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Musliu-Shoshi ka thënë se ambasadori Martin Berishaj është dashur të shkarkohej që të ruhej imazhi i Kosoves.

Ajo ka thënë se një imazh i tillë kur ambasdorët intervistohen nga Prokuroria sa janë në detyre, flet për diplomaci jo të besueshme dhe të korruptuar.

Deputetja e PDK-së thotë se kjo nuk i duhet Kosovës dhe se ambasadori Berishaj s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet e drejtësisë.

-Advertisement-

“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës!

Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”, ka shkruar ajo.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është duke u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera