Lajme

Musliu për Qeverinë: Është bërë “nëndegë e Vuçiqit”

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 28 December 2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër për vendimin për masën e arrestit shtëpiak për Dejan Pantiqin.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka akuzuar ashpër Qeverinë e Kosovës, e cila sipas saj po dështon në vendime, e po ankohet në rrjete sociale.

Madje ajo s’ka hezituar që Qeverinë ta quajë edhe “nëndegë të Vuçiqit”.

-Advertisement-

“Deshtojne në vendime e kukasin në rrjete sociale!  Qeveria e Kosovës është bere si nendegë e Vuçiqit!”, shkroi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera