Lajme

Musliu për Kurtin: Nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 07 March 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sonte në Rubikon, pati shumë kritika për kryeministrin Albin Kurti.

Ajo madje tha se nuk e do një kryeministër që ka pasur sjellje të ashpra sa ishte në opozitë, duke e quajtur kështu edhe “rrugaç”.

“Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit, unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu në Rubikon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera