Musliu: Opozita e Kurtit për të ardhur në pushtet i ka shtyrë të rinjtë e të rejat të vdesin
Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 07 March 2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kryeminsitri Albin Kurti, dallon shumë me “Kurtin e opozitës”.
“Të jesh në pozitën që është Albini sot dhe të përballesh me Albinin që ka qenë në opozitë, është një refuzim i jashtëzakonshëm ndërmjet këtyre dy personave. Sa herë që përballet me Albinin e opozitës ka probleme të mëdha”, u shpreh Musliu në Rubikon.
Ajo tha se Kurti sa ishte në opozitë ka lënë gjurmë të mëdha, duke shtuar se, sipas saj, për të ardhur në pushtet i ka shtyrë të rinjtë drejt vdekjes.
“Opozitën që e ka bërë Albini Kurti, në Kosovë ka lënë gjurmë të mëdha, kur them gjurmë unë i përmenda edhe tre persona që s’janë në mesin tonë. Një opozitë që i shtynë të rinjtë dhe të rejat drejt vdekjes vetëm për të ardhur në pushtet, nuk mendoj se janë gjurmë të mira, djegia e institucioneve të vendit nuk janë gjurmë të mira:, u shpreh Musliu.
Sipas saj, problemet që i ka shkaktuar opozita në kohën e Albin Kurtit, kanë lënë pasoja edhe në zhvillimin e proceseve në vend, duke bllokuar shumë vendime në Kuvendin e Kosovës.
“Sot na vjen një Albin i rafinuar, që paraqitet shumë modern që ka harruar çka ka thënë e çka ka vepruar, sikur ato të kishin ndodhur në një shekull tjetër, është e papranueshme dhe e pakuptueshme”, ka shtuar ajo.
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...